Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka fituar çmimin për ‘Artisten solo më të mirë britanike’ në ceremoninë e ‘BBC Radio 1 Teen Awards 2017’.
Hiti i saj “New Rules” është votuar si kënga më e mirë dhe ky çmim i takoi yllit nga Kosova.
Në evenimentin e zhvilluar në Wembley Arena të Londrës, 22-vjeçarja njëherësh ka dhuruar një performancë mbresëlënëse për fansat e saj të shumtë.
Gjatë parakalimit në tapetin e kuq, Dua kishte zgjedhur një fustan me ngjyrë të verdhë dhe të shkurtë në pjesën e përparme që nxirrte në pah këmbët e saja të gjata.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: