Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

“Dua pronat e mia”, burri kërcënon me vetëvrasje nga shtylla e tensionit të lartë (Foto)

tenton te hidhet nga skela

TIRANE– Një person tentoi të hidhej nga shtylla e tensionit e lartë në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja u regjistrua në rrugën dytësore përballë Drejtorisë së Patentave.

tenton-te-hidhet-nga-shtylla-tensionit-1

‘BalkanWeb’ mëson se Mustafa Plaku, rreth 53 vjeç, nga Durrësi, kërcënoi se do të hidhej, pasi kishte probleme me pronat.

tenton te hidhet nga skela 1

Siç raportoi nga vendngjarja gazetari Klajdi Bodlli, Plaku ka tentuar edhe disa herë të hidhet nga lartësia. Pas negociatave të gruas dhe punonjësve të policisë, 53-vjeçari ka zbritur nga shtylla e tensionit, duke hequr dorë nga akti ekstrem.

Informacion paraprak
Më datë 19.09.2017, rreth orës 10:00 në Numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë, se në Domje një shtetas ka hipur në një shtyllë tensioni.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se:
Në Domje ka hipur në një shtyllë të tensionit të lartë shtetasi Mustafa Plaku, rreth 53 vjeç, banues në Arapaj-Durrës. Sipas deklarimit të të shoqes, e cila ndodhet aty, ky shtetas ka probleme me pronat. Po punohet nga shërbimet e policisë për negocim dhe zbritjen pa probleme të shtetasit Mustafa Plaku.
(ed.me/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.