Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Dua ta shoh Neymarin të bashkohet me Ronaldon te Real Madrid”

FB_IMG_1501513244207

Ish-futbollisti i Real Madridit, Guti, dëshiron ta shohë Neymarin të bashkohet me Cristiano Ronaldon te kampionët europianë.

Neymar e la Barcelonën për PSG-në verën e kaluar, për një shifër rekord prej 222 milionë eurosh, por ndërkombëtari i Brazilit tashmë është i lidhur me Madridin. Megjithatë, ka sugjerime se Ronaldo mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”, ku po luan sezonin e tij të nëntë. Por Guti, trajner i të rinjve në Madrid, nuk është i sigurt nëse dëshiron ta shohë Neymarin të zëvendësojë Ronaldon, por shpreson që ata të jenë në të njëjtën skuadër.

“Neymar është një lojtar tjetër, ai është ndër tre më të mirët në botë. Ajo që ne dëshirojmë është të shohim më të mirët në botë te Real Madridi, – tha tri herë fituesi i Ligës së Kampionëve për “Radio Marca”. – Nëse kostoja është se CR7 nuk do të jetë te Real Madridi, ju duhet të mendoni për këtë. Por, ajo që dua, është ta shoh Neymarin dhe Ronaldon me fanellën e bardhë”, shkruan telesport.
Neymar ka shënuar 28 gola në 27 ndeshje këtë sezon dhe PSG-ja do ta vizitojë Madridin në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, të mërkurën.

(BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.