Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Dua të raportoj një vrasje”, 25-vjeçari shqiptar vret me thikë partneren dhe njofton policinë (Foto)

mord in graz

Në 5:30, një thirrje urgjence alarmoi policinë e Graz në lagjen Wetzeldorf të Austrisë. në. “Unë dua të raportoj një vrasje”, i ka thënë telefonuesi policisë. Pastaj ai ka heshtur për disa çaste dhe më pas ka vazhduar: “Unë kam vrarë gruan time me thikë”.

Pak minuta më vonë i dyshuari është arrestuar. Bëhet fjalë për një shqiptar nga Kosova, Besmir K., 25 vjeç i cili pasi ka masakruar me thikë partneren e tij, Michaela K. nënë e tre fëmijëve ka njoftuar vetë policinë dhe i ka pritur në ballkonin e shtëpisë.

Policia austriake në vendin e vrasjes

Policia austriake në vendin e vrasjes

Gruaja 31-vjeçare u gjet e vdekur në dyshemenë e banesës, e prerë disa herë me thikë, dhe sipas policisë mund të kishte disa orë që kishte vdekur, shkruan kurier.at.

Menjëherë policia austriake i ka vënë pranga shqiptarit me shtetësi austriake, i cili nuk ka bërë rezistencë. Sipas dëshmive, mes dy partnerëve kishte pasur në vazhdimësi konflikte dhe disa herë ka pasur edhe përzënie të njëri-tjetrit nga shtëpia.

Punonjësit e funeralit në vendin e ngjarjes

Punonjësit e funeralit në vendin e ngjarjes

Një grua që jeton në këtë zonë, tha për policinë se kishin dëgjuar britmat. Ajo ishte zgjuar diku rreth orës dy e gjysmë nga të bërtiturat. “Kam menduar, që vinin nga parku dhe kam fjetur sërish”, ka thënë gruaja.

Në banesë në kohën e ngjarjes ndodhej djali 5-vjeçar i viktimës nga një martesë e mëparshme dhe foshnja tremuajshe e çiftit. Viktima ishte gjithashtu nënë e një vajze 9 vjeçe, e cila ndodhej me babain e saj për fundjavë. Ende nuk dihet motivi që ka sjellë vrasjen.

Policia Austriake

Policia Austriake

Po mësohet se mes çiftit kishte grindje të shpeshta. Në maj ai u përzu nga banesa e të dashurës së tij. 25-vjeçari është marrë në pyetje deri në orët e mbrëmjes së djeshme nga policia. Trupi i pajetë i gruas, mësuese kopshti i është nënshtruar autopsisë për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia austriake gjithashtu ka gjetur edhe armën e krimit, një thikë kuzhine.

kurier media austriake

(m.k/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .