Është një nga shenjat më të keqkuptuara të zodiakut, falë stereotipeve të mëposhtme që në fakt janë tërësisht të gabuara. Mund të duken arrogantë, kryeneçë dhe egoistë, por nëse do i njihnit vërtet do të kuptonit që njerëzit e lindur nën shenjën e luanit janë zemërgjerë, besnikë, të sinqertë!

Tiparet e mëposhtme nuk duhet t’ia vishni një luani sepse ai nuk është i tillë:

Qendra e botës
JO, luani nuk do të jetë në qendër të vëmendjes! Ata duan të jenë qendra e vëmendjes vetëm për të dashurin e zemrës, sepse në një dhomë me të panjohur, luani më shumë do të dëshironte të ishte i padukshëm sesa në qendër të vëmendjes.

Mendojnë se janë më të mirë se të tjerët dhe si të tillë duhet të trajtohen
Respekti fitohet dhe nuk imponohet! Luani është i këtij mendimi, ndaj mos mendoni se ai pret të trajtohet si “mbret”! Ai arrin të fitojë respektin tuaj përmes veprave dhe sjelljeve të tij!

E bëjnë qimen tra
Thuhet se luani pëlqen ta shndërrojë në dramë çdo ngjarje, por kjo nuk është e vërtetë. Nuk duan të kenë gjithçka nën kontroll, por nëse e dinë se të tjerët nuk do e bëjnë punën si duhet, ata do tentojnë të marrin përsipër gjithçka. Luani nuk është i fiksuar pas përsosmërisë, por kur dinë ta bëjnë diçka, nuk duan ta lënë në dorë të tjerëve.

Janë të ftohtë si akulli e në vend të zemrës kanë një gur! Kjo nuk është e vërtetë
Luani thjesht nuk i tregon hapur emocionet, por kjo nuk do të thotë që ata nuk janë të ndjeshëm. Luani është ndër shenjat e pakëta që do t’ju gjendet pranë në çdo kohë kur ju të keni nevojë për ta.

Egoistë
Luani është një shenjë e vendosur që nuk tërhiqet nga synimet që i vendos vetes, por kjo nuk e bën atë një shenjë egoiste. Njerëzit e lindur nën këtë shenjë kanë prioritete, por nëse lista është e gjatë dhe ju nuk jeni në krye, mos e merrni personale! Nuk është faji juaj, thjesht luani është i përqëndruar të arrijë diçka tjetër “më të madhe në jetë” sesa thjesht një lidhje.

Jo rrallë herë ndodh që luani të jetë i turpshëm e të ketë vështirësi të krijojë lidhje të reja me njerëz të panjohur! Ata janë të lumtur në rrjetin e tyre të ngushtë dhe nuk duan të njihen si “popullorë”.

Egoistë
Luani është një shenjë e vendosur që nuk tërhiqet nga synimet që i vendos vetes, por kjo nuk e bën atë një shenjë egoiste. Njerëzit e lindur nën këtë shenjë kanë prioritete, por nëse lista është e gjatë dhe ju nuk jeni në krye, mos e merrni personale ! Nuk është faji juaj, thjesht luani është i përqëndruar të arrijë diçka tjetër “më të madhe në jetë” sesa thjesht një lidhje.

Jo rrallë herë ndodh që luani të jetë i turpshëm e të ketë vështirësi të krijojë lidhje të reja me njerëz të panjohur! Ata janë të lumtur në rrjetin e tyre të ngushtë dhe nuk duan të njihen si “popullorë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: