Andrea Pirlo mbylli përfundimisht karrierën e tij mbrëmë në një ndeshje të organizuar në “San Siro” ku morën pjesë mjaft legjenda të botës së futbollit. Italiani doli nga fusha me duartrokitje të pambarimta të tifozëve që kishin mbushur stadiumin, por gjithsesi ajo që bëri më shumë përshtypje ishte personi që e zëvendësoi.

Në ndeshjen mes legjendave që përfundoi me shifrat 7-7, pjesëmarrës ishte Filippo Inzaghi, i cili nuk e harroi ‘huqin’ e tij duke realizuar ‘tripletë’. Nuk mungonin Francesco Totti, Clarence Sedorf, Alessandro Del Piero dhe Alessandro Nesta.

Pa harruar Christian Vieri, Gianluiggi Buffon, Rui Costa, Gennaro Gatusso, Paolo Maldini, Cafu, Lampard, Zanetti e disa të tjerë.

Pirlo luajti për të dy skuadrat në këtë ndeshje ku të ardhurat shkuan për bamirësi. Ai e la vendin e tij në minutën e 80-t, atëherë kur u zëvendësua nga djali i tij 14-vjeçar Niccolo, i cili mbante po të njëjtin numër në shpatulla, 21.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb