Futbolli britanik shpesh na ka dhuruar emocione të pabesueshme, ndeshje që përmbysen në sekondat e fundit, luftë e ashpër sportive, gola spektakolarë por dhe rekorde historike të cilat do të mbahen mend gjatë. E tillë ishte dhe ndeshja e Kupës së Anglisë ndërmjet Derby Contry dhe Carlisle United, një ndeshje epike e cila dukej sikur nuk kishte fund.

Koha e rregull dhe ajo shtesë përfundoi në barazim 1-1, fati i këtij takimi u vendos më pas nga ruleta e penalltive. Deri këtu gjithçka është normale por numri i penalltive të goditura shkon përtej logjikës, 32 penallti të ekzekutuara për të shpallur në fund Derby-n fitues.

Tim Max Elsink mposhti në penalltinë e 32-të Mark Gillespse duke kaluar Derby-n në turin e tretë kualifikues. Të dy ekipet gabuan fillimisht në penalltinë e 4-ët për të kaluar më pas në goditjet e radhës deri në momentin kur Scott Carson arriti ti priste penalltinë Joe McKee.

E sigurt është që tifozët e pranishëm në stadium e kanë shijuar në maksimum këto ndeshje që ka vendosur një rekord historik në futbollin Anglez si ndeshja me më shumë penallti të goditura.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb