Ndeshja e fundit e kësaj jave në Superligën shqiptare, ajo mes Tiranës dhe Flamurtarit ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0. Të dyja ekipet ndajnë pikët në ndeshjen e frikës pasi një humbje e cila do konsiderohej si një hap fals, do shkaktonte turbullira të jashtëzakonshme për secilën palë.

Bardheblutë e Tiranës marrin pikën e parë pas 5 ndeshjeve duke nënkuptuar se situata te ekipi i Tiranës është më e keqja e mundshme, kjo pasi një klub i cili është mësuar me trofe, nuk mund t’a tolerojë këtë ecuri. Kryeqytetasit gjenden në vendin e 5-të në renditje me 28-të pikë.

Situata nuk qëndron ndryshe as për Flamurtarin, madje është edhe më kritike se ajo e Tiranës. Vlonjatët me pikën e marrë nuk munden dot të dalin nga zona e ftohtë duke u renditur në vendin e 9-të me 21 pikë, një pozicion në tabelën e klasifikimit që do të thotë që për sezonin tjetër Flamurtari duhet të militojë na Kategorinë e Parë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb