Pasi e vlerësoi për disa nga punët e tij gjatë një eventi të Forcave të Armatosura Amerikane, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara në mënyrë krenare thirri bashkëshortin e saj të vinte në podium, ku pa dyshim priste një përqafim apo një puthje prej tij, shkruan Daily Mail.

Por ndryshe nga priste ajo u përball me një moment të sikletshëm, një shtrëngim duarsh dhe nxjerrje jashtë podiumi nga bashkëshorti i saj Donald Trump.

Ky reagim është ndër të shumtit e Presidentit amerikan që nuk kalon pa u komentuar nga njerëzit sidomos në rrjetet sociale.

Pasi shpenzoi disa kohë në bazën e qendrës rinore në Maryland me fëmijët e disa prej atyre që ishin në shërbim, Melania bëri një fjalim të shkurtër për eksperiencën e saj.

Ajo foli ngadalë dhe e qetë duke falenderuar të gjithë aa që i shërbejnë Forcave Ajrore.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: