Ora 9 e mëngjesit dhe mbi 30 persona gjenden në rrugët ë Nju Jorkut të rrëzuar, ose duke ecur të përhumbur. Shkak ishte bërë një lloj droge sintetike e quajtur ‘K2’, të cilën të rinjtë e kishin marrë në një klub nate në Bruklin.

Ihste një skenë gati e ngjashme me filmin “The Walking Dead”. Por në këtë rast nuk bëhej fjalë për zombi, por për njujorkezë. Asnjë infeksion nuk kishte në trupin e tyre, vetëm efekti i keq i drogës që kishin marrë. Të 33 personat që u gjetën në rrugë u shtruan në spital, ndërsa mjekët thanë se kishin marrë mbidozë të K2, një lloj marijuane sintetike.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: