TIRANE– Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka thënë se PBDNJ nuk është parti ekskluzive e minoritetit grek, por një parti për të drejtat e njeriut. Vangjel Dule ka komentuar edhe situatën politike aktuale, ndërsa u shpreh se në Shqipëri ka humbur dialogu politik dhe duhet gjetur mënyra për të shtyrë zgjedhjet.

“PBDNJ nuk është një parti ekskluzive e minoritetit grek, pasi ne jemi parti për të drejtat e njeriut. Në Shqipëri ka humbur dialogu poltik dhe debati do të vijojë të jetë a do të kemi zgjedhje të lira apo jo. Vetëm 1/4 e spektrit politik do marrë pjesë në zgjedhje dhe shtyrja e zgjedhjeve është e pashmangshme. Shtyrja e zgjedhjeve nuk bazohet në Kushtetutë, por duhet gjetur mënyra për të shtyrë zgjedhjet”- tha Dule.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: