Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Duro: Jam trajner prej 20 vjetësh, nuk më tregon dot Alvesh gabimet

Duro-470x283

Pas postimit të bërë nga Alvesh, “Panorama Sport” ka kontaktuar edhe me trajnerin e skuadrës së Flamurtarit, Shpëtim Duron, i cili duhet thënë se është një nga njerëzit që ka këmbëngulur për të pasur brazilianin në skuadër edhe për sezonin e ri.

Por, ndryshe nga lojtari, Duro nuk ka pranuar që të japë një përgjigje publike, duke bërë me dije se gjithçka në lidhje me këtë çështje dhe pakënaqësitë e lojtarit do të diskutohet dhe do të zgjidhet në analizën që do të ketë ai me skuadrën për barazimin e arritur të ndeshjen ndaj Luftëtarit.

“Nuk dua të flas unë keq Danilo Alveshin. Por, po ta kujtoni para dy javësh, në një prononcim të dhënë pikërisht për gazetën tuaj, ishte ai që kërkoi publikisht falje për paraqitjen e dobët, apo jo? Pyeteni ju Alveshin këtë herë. A kërkoi falje, pasi vetë e deklaroi”, ka thënë trajneri Duro duke mos dashur që të bëjë polemikë me sulmuesin brazilian.

Analiza
Trajneri kryeqytetas gjithashtu ka konfirmuar se do të ndjekë rrugën normale të zgjidhjes së probleme me lojtarë, që sipas tij është në një analizë me skuadrën. Por, ai i ka kujtuar sulmuesit të skuadrës së tij vitet e gjata që ka në drejtim të ekipeve të ndryshme, pasi braziliani e ka akuzuar edhe për vendosje të lojtarëve jashtë roleve të tyre.

“Unë jam trajner 20-vjeçar dhe nuk mund të më tregojë mua Alvesh gabimet. Treguesit i zgjidhim në analizë. Përderisa e kam mbajtur në skuadër, e kam dashur Alveshin. Por, dua të them se problemet teknike janë gjëra të tjera. Nuk mund t’i jap përgjigje tjetër sot (dje) për ato që ka deklaruar në ‘Facebook’, por do t’i zgjidhim në analizë”, u shpreh Duro.

Megjithatë edhe nëse gjithçka zgjidhet në analizën që trajneri do të zhvillojë, në marrëdhëniet mes sulmuesit dhe trajnerit Duro diçka është krisur dhe nuk mund të jenë si më parë./panoramasport





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.