Prej disa ndeshjesh Shpëtim Duro kishte zbutur gjuhën ndaj gjyqtarëve, por sot trajneri i Flamurtarit nuk ka duruar më dhe pas sfidës së humbur me Laçin ka shpërthyer sërish ndaj ‘xhaketave të zeza’.

Duro shprehet se ajo që ndodhi ishte skandaloze dhe me Laçin është gjithmonë po e njëjta histori.

A ju munguan disa faulla sot?

Nuk dua ta filloj nga faullët. Kisha vendosur të mos merrem me arbitrat. Jam pak i tensionuar nga golat e shënuara nga Laçi. Kam nevojë të di se çfarë thotë edhe paneli për këtë.

I kam parë rastet në television dhe besoj se Rexinaldo ka qenë 2-3 metra offside, edhe penalltia nuk ka qenë. Ta çosh ndeshjen 2-0 që në minutën e 20, për mua është shumë e vështirë për tu përmbysur. Edhe ne kishim shumë raste për tu dhënë, por abritri nuk i dha.

Në pjesën e dytë ekipi reagoi, por 2-0 është shumë i vështirë për tu përmbysur. Edhe ne kishim fajet tona në golat e tretë dhe të katërt. Do ti diskutojmë në vazhdim.

Janë bërë tre ndeshje me Laçin, e njëjta histori. Në të dyja ndeshjet e para jemi dënuar. Tre ndeshje me Laçin e njëjta histori, por e sotmja ishte skandaloze.

Portiri Qirko pse qëndroi në stol dhe u aktivizua Sali?

Ata janë të dy debutues. Janë vendime teknike. Kisha më shumë bindje që të luante portieri Sali. Në Shkodër ai kishte disa problem, por do të ishte aktivizuar që atje.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb