DURRES – Një 49-vjeçare është gjendur e vdekur në qytetin e Durrësit në banesën e saj. Ajo i ka dhënë fund jetës në rrethana të dyshimta.

Sipas policisë 49-vjeçarja L.I. banuese në Xhafzotaj të Durrësit, u gjet gjatë mesditës së djeshme në banesë e vetëhelmuar me fostoksinë.

Gruaja u gjet nga familjarët në gjendje të rëndë, të cilët e dërguan me urgjencë në spitalin e Durrësit. Ajo u transportua drejt spitalit “Nënë Tereza”, ku dhe gjeti vdekjen pa mundur të mbijetojë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për aktin fatal ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e viktimës, megjithatë vijojnë ende hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb