DURRËS- Policia e Durrësit, ka vënë sot në pranga shtetasin Argon Çopja, 46 vjeç , I cili ka mbajtur më herët postin e shefit të sigurisë portuale.

Çopja akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre si dhe për shkelje të barazisë në tendera.

Për ish-shefin e sigurisë portuale Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë, arrest me burg. Çopja ka bashkëpunuar me Mehmet Borshin dhe Eduart Ndreun, edhe këta të arrestuar para disa ditësh.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb