DURRES- Një 21-vjeçar nga Durrësi është vënë në pranga ditën e djeshme, pasi akuzohet për trafik droge. Pas një hetimi prej dy muajsh nga Policia e Qarkut të Durrësit, është bërë i mundur arrestimi i Muhamed Bibit, person që merrej me shitjen e lëndëve narkotike, marijuanë dhe heroinë.

Pas kontrollit që iu bë shtëpisë së tij në lagjen nr.8 të qytetit bregdetar, rezultoi se 21-vjeçari mbante armë, eksplozivë dhe drogë në banesë.

Konkretisht, atij iu gjetën:

600 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva;
1 armë zjarri automatik model 56;
1 krehër automatiku;
42 fishekë luftarakë model-56;
16 copë kapsolla detonatore dhe 1 fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 55 cm;
1.5 gram e dyshuar si lëndë narkotike heroine dhe
2 telefona celularë.

Muhamed Bibi tashmë akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: