Durrës- Rreth orës 19: 20, në lagjen Nr.16, dyshohet se shtetasi Roland Peroj 27 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin R.B. 22 vjeç, banues në Durrës e ka kërcënuar këtë të fundit duke qëlluar në ajër me armë zjarri. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Uniformat blu kanë zbardhur menjëherë ngjarjen duke arrestuar autori e dyshuar. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore të shpejtë dhe të mirëorganizuar kanë bërë të mundur zbardhjen e një ngjarje të ndodhur në orët e mbrëmjes.

Menjëherë është identifikuar dhe vënë në pranga autori, konkretisht shtetasi, Roland Peroj 27 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm.

Njoftimi i policisë:
Durrës.
Kërcënon një shtetas duke qëlluar në ajër me armë zjarri. Uniformat blu kanë zbardhur menjëherë ngjarjen. Arrestohet autori I dyshuar.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore të shpejtë dhe të mirëorganizuar kanë bërë të mundur zbardhjen e një ngjarje të ndodhur në orët e mbrëmjes.

Menjëherë është identifikuar dhe vënë në pranga autori, konkretisht shtetasi:

• Roland Peroj 27 vjeç, banues në Durrës.

Peroj, më datë 21.11.2017, rreth orës 19: 20, në lagjen Nr. 16 Durrës dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin R.B. 22 vjeç, banues në Durrës e ka kërcënuar këtë të fundit duke qëlluar në ajër me armë zjarri.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm.

Grupi hetimor vijon në dokumentimin e plotë të ngjarjes, pyetjen e autorit të dyshuar dhe të dëshmitarëve okularë.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”,” Kanosja” dhe” Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” parashikuar në nenet 278, 84 dhe 274 të Kodit Penal.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb