NGA KLODIANA HAXHIAJ

DURRES-Nga Durësi deri në plazh qyteti është i mbushur me turistë të huaj. Durrësi destinacion, pasi Turqia u përfshi nga kriza.
Rusë, polakë, çekë, ukrainas e zviceranë, këta janë turistët e huaj që kanë mbushur rrugët e bregdetin e Durrësit këtë sezon veror.

Gjatë këtij sezoni veror, rreth 400 turistë polakë mbërrijnë çdo javë në Durrës nëpërmjet agjencive turistike. Me fluturim charter nga Polonia, turistët mbërrijnë në Durrës me anë të autobusëve të vënë në dispozicion të tyre. Turistët polakë, përveç banjove të diellit, në guidat turistike kanë të përfshira edhe vizitat në vendet arkeologjike e historike të qytetit antik.

Ciceroni i grupit turistik vlerëson bashkëpunimin me agjencitë turistike, gjë që ka bërë të mundur këto vitet e fundit që një numër i madh polakësh të vizitojnë Durrësin.
Vendosja e fluturimit charter një herë në javë, që nga viti i kaluar, ka bërë të mundur që vit pas viti ky numër të shtohet.

Pjesa më e madhe e turistëve të huaj janë akomoduar në hotelet e Durrësit dhe qëndrojnë aty 1-2 javë. Në prononcimet e tyre, kanë deklaruar se po e vizitojnë qytetin e Durrësit për herë të parë e janë të mrekulluar me klimën dhe atë çfarë u ka ofruar ai.
Turistë ukrainas, rusë e çekë kanë mbipopulluar plazhin.
Përveç banjove të diellit ata argëtohen në mënyra të ndryshme.

Shqiptarët që jetojnë e punojnë në Zvicër shprehen se kanë braktisur pushimet në Turqi, për të qëndruar në Durrës. Të gjithë të huajt bien në një mendje kur vjen fjala për çmimet. Në Durrës çmimet janë të lira,duke marrë parasysh që është një vend turistik.
Madje edhe kur të apasionuarit pas shpejtësisë me motorë deti paguajnë 120 Euro për një orë.
Ata që argëtohen me këto motorë janë kryesisht turistë të huaj, por edhe pushues shqiptarë, që jetojnë e punojnë jashtë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb