DURRES- Përmbytja e rrugëve në qytete të ndryshme të vendit, e sidomos në zonat bregdetare, këto vitet e fundit nuk përbën më habi. Prej dy-tre vitesh, banorët e zonave bregdetare i tremben shirave, për shkak se brenda pak orëve përfundojnë të rrethuara nga uji.

Një situatë e tillë është krijuar ditën e sotme në qytetin e Durrës.

durr

Reshjet e shiut që kanë vijuar prej mbrëmjes së djeshme, kanë bërë që uji të mbulojë rrugët e qytetit bregdetar.

Në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Met Hasa” në Durrës uji arrin në një metër, ndaj evakuimi i nxënësve është bërë i mundur nga ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb