Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Dushan Janjiç: Pritet takim i qeverive Serbi–Shqipëri-Kosovë

auto_shqiper1505250070

Jozyrtarisht në Beograd pohohet se ka mundësi që brenda një periudhë të afërt të mbahet takimi ndërmjet qeverive të Serbisë, Shqipërisë e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Ky takim trepalësh tashmë është paralajmëruar, marrë parasysh projektet iniciuar në Procesin e Berlinit, ka shenja që se shpejti ai do të mbahet në Nish. Beogradi, Prishtina e Tirana kanë dobi nga projektet e veta, siç janë ato të ndërtimit të autostradave dhe iniciativave të ngjashme, kështu që është reale pritja e takimeve të tilla” citon “danas” t’i kenë thënë një bashkëbisedues.

Kryetari i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjiç ka thënë për këtë gazetë se lidhur me takimet e mundshme Bërnabiç-Haradinaj duhet pritur dy – tre muaj varësisht nga zhvillimi i fazës së re të dialogut në Bruksel.

“Meqë gjykata në Francë s`e gjeti fajtor Ramush Haradinajn, Beogradi do të duhej të mos sillej me dyfytyrësi. Lista Srpska, e cila merr vendime në marrëveshje me autoritetet serbe, është pjesë e Qeverisë Haradinaj, e në anën tjetër për të flitet si për një kriminel lufte. Në vend të kësaj, do të ishte mirë që Bërnabiq e Haradinaj në të ardhmen të ulen e të iniciojnë tema që nxisin mospajtime siç janë listat e zeza sekrete dhe aktakuzat që ekzistojnë te të dy palët“, ka thënë ai.

Janjiç thotë se edhe për fazën e ardhshme të negociatave është mirë që Hardinaj në ekspozenë e vet ka paralajmëruar “dialog të brendshëm”.

“Vuçiç që ka paralajmëruar dialog të brendshëm për Kosovën në Serbi, këtë tani e ka bërë edhe Haradinaj. Të shohim ç`do ndodhë nga kjo”, ka përfunduar ai.
(BalkanWeb)


Komente ( 3 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.