Laçit i janë dashur dy ditë për të marrë 3 pikët në takimin kundër Flamurtarit. Kurbinasit dhe vlonjatët kanë zhvilluar sot takimin që u ndërpre dje për shkak të motit të keq, duke e mbyllur po me të njëjtin rezultat, 0-1, pavarësisht se u luajtën edhe 45 minuta.

Ndeshja Flamurtari-Laçi u ndërpre dje në pjesën e parë kur shifrat ishin 0-1. Pavarësisht se sot vlonjatët bënë gjithçka për t’i ndryshuar shifrat dhe për të dalë me pikë nga ky takim, portieri Selmani i miqve u tregua hero duke mos lejuar topin të prekë rrjetën e portës të mbrojtur nga ai.

Goli që vulosi takimin u shënua në minutën e 35-t nga Rexhinaldo. Pas 15 javësh Flamurtari renditet në vendin e 2-t me 25-s pikë, ndërsa Laçi pozicionohet i 3-i me 24-r pikë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: