Një stuhi e fuqishme po shkon drejt ishujve Karaibe, më pak se dy javë pasi uragani Irma kaloi nëpër këtë rajon me efekt shkatërrues.

Parashikuesit e motit thanë se stuhia Maria është shndërruar në uragan dhe do të godasë ishujt Lliuord mbrëmjen e sotme.

Të dielën, Maria ka qenë rreth 445 kilometra larg ishujve Lliuord, me erëra deri në 120 kilometra në orë, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA.

Parashikuesit e motit thonë se Maria mund të arrijë gjatë ditës së sotme edhe ishujt Virgjine të Britanisë dhe SHBA-së, si dhe Puerto Rikon.

Uragani Irma ka shkaktuar dhjetëra të vdekur në Karaibe, si dhe në Florida dhe Xhorxhia të SHBA-së.

Një tjetër stuhi e fuqishme uragani Harvey, ka goditur shtetin amerikan të Teksasit muajin e kaluar, njofton REL.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: