Dy këngëtare shqiptare nga Kosova Dua Lipa dhe Rita Ora po vazhdojnë të arrijnë suksese ndërkombëtare.
Dyshja shqiptare është renditur në top dhjetë këngët më të mira në botë të listës, “UK Top 100”.

Dua është treguar më e suksesshme duke u renditur në vendin e nëntë të listës. Rita është në një pozitë më poshtë se Dua duke u renditur në të dhjetin.

I gjithë ky sukses i këngëtareve ka të bëjë me videoklipet e fundit të tyre “New Rules” dhe “Your Song”.

Kjo listë është përpiluar nga Kompania Zyrtare e Grafikave, bazuar në shkarkimet, shitjen, CD, dhe Audio Streams, shkruan tg

Kënga e Ritës është shikuar mbi dhjetë milionë në YouTube ndërsa e Duas mbi 68.5 milionë herë.

rita-oraaa

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: