BRITANI E MADHE – Kate dhe Meghan shfaqen për herë të parë bashkë në publik. Së bashku me to ishin dhe partnerët e tyre, William dhe Harry. Dy çiftet e familjes mbretërore, janë shfaqur së bashku mbrëmjen e së mërkurës, në Forumin e Parë Vjetor të Fondacionit Mbretëror.

Ky forum u krijua fillimisht nga William, Kate dhe Harry. Pas 19 majit, pjesë e këtij forumi do të jetë sigurisht edhe Meghan. Kjo është hera e parë që çiftet shfaqen së bashku në një event zyrtar shkruan Daily Mail.

Ata u fotografuan bashkë për Krishtlindje, teksa shkonin të katërt në kishë, të shoqëruar edhe nga Mbretëresha Elizabeth. Ata të katërt për projektet dhe ambiciet që kanë për të bërë më shumë gjëra, për njerëzit që kanë nevojë.

E fejuara e princit Harry kishte zgjedhur një fustan blu të errët pa krahë. Meghan mesa kemi parë edhe në daljet e tjera publike, preferon ngjyrat e errëta, dhe ju qëndron besnike atyre. Ndërsa Kate kishte veshur një fustan vjollcë, që i nxirrte në pah barkun e madh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb