TIRANE – Dy lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë gjatë orëve të para të së shtunës në Shqipëri. Lëkundja e parë është shënuar në orën 02:56 minuta, me magnitudë 4.6 ballë i shkallës Rihter. Nga Qendra Sizmiologjike mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 64 km në veri të Tiranës, 33 km në veriperëndim të Peshkopisë, dhe 9 km në veri të Kurbneshit.
Ndërsa lëkundja e dytë është shënuar në orën 03:02 minuta me magnitudë 3 ballë i shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 74 km në veri të Tiranës, 26 km në perëndim të Kukësit dhe 12 km në juglindje të Fushë Arrëzit.
Ndërkohë, raportohet se lëkundjet që zgjatën 4-5 sekonda u ndjenë edhe Kosovë dhe në Maqedoni. Nuk ka njoftime për dëme materiale apo persona të lënduar.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb