ZVICER- Festimi i golave me simbolin e shqiponjës nga futbollistët shqiptarë që luajnë për ekipin e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shkaktoi mjaft polemika. Gjesti i dy futbollistëve bëri krenarë gjithë shqiptarët , por FIFA ka nisur hetim disiplinor.

Në lidhje me këtë episod kanë folur edhe dy ministrat zviceran, Guy Parmelin nga radhët e SVP-së dhe ministri i Jashtëm, Ignazio Cassis nga FDP-ja të cilët i kanë dalë në krah futbollistëve shqiptarë.

“Performanca e ekipit kombëtar zviceran është për t’u vlerësuar dhe kuptohet kur emocionet e kaplojnë një lojtar. Nuk është në frymën e sportit që tani nga emocionet të krijohet polemikë”- ka thënë Parmelin.

Ndërkohë ministri Ignazio Cassis ekipin e ka quajtur një shembull të shkëlqyer të bashkimit të kulturave të ndryshme.

“Unë nuk dyshoj se mund t’i ndjeni emocionet patriotike të kombit, pa harruar rrënjët dhe atdheun përkatës”, është shprehur Cassis.
u76jyhmn
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: