Një fëmijë i birësuar nga Rusia është arrestuar në Teksas dhe akuzuar për vrasjen e prindërve të tij birësues. Policia në qytetin Kroullej tha se Carl Brewer, 17 vjeç, është arrestaur në shtëpinë e prindërve të tij.

Policia ka gjetur trupat e Troy Brewer, 60 vjeç, dhe të Mary Brewer, 63 vjeçe, brenda shtëpisë, mbrëmjen e 29 nëntorit.

Ambasada ruse në Uashington ka konfirmuar se Brewer është birësuar nga Rusia dhe se si shtetas rus është regjistruar në konsullatën ruse që më 2005. Policia tha se nuk e di ende motivin e saktë për vrasjet. Familja Brewer ka pasur tre fëmijë të birësuar nga Rusia. Carl ka qenë i vetmi që ka qenë duke jetuar ende me prindërit birësues.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: