Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja për dy shqiptarët e arrestuar dje në Spanjë gjatë një operacioni të policisë së Madridit ku u kap 1 ton kokainë.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, ai tha dy shqiptarët Dritan Gadica nga Hasi dhe Julian Deblini, janë të përgatitur ushtarakisht, e sipas Hoxhës nuk përjashtohet mundësia që të kenë qenë pjesëmarrës në Luftën e Kosovës.

Hoxha tha jo më kot shqetësimi i policisë amerikane për kriminalitetin në Shqipëri është rritur, për shkak të shtimit të rasteve të lidhjes së shqiptarëve me bandat kolumbiane.

Sipas tij, ekziston frika se karteli i rrezikshëm kolumbian ka krijuar një strukturë në Shqipëri dhe kryesisht të lidhurit me kolumbianët janë veriorët, shkruan BalkanWeb

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: