Sulmuesi argjentinas i Juventus, Paulo Dybala ka folur për mikrofonat e “Sky” në përfundim të ndeshjes Juventus-Milan. Dybala thotë se Milani nuk duhet të ankohet për penallti, pasi kanë gjashtë vite që e bëjnë këtë gjë. Carlos Bacca barazoi ndeshjes pas një goli të Medhi Benatias, por në fund Dybala shënoi nga pika e bardhë për 2-1.

“Nuk ishte e lehtë. Ishte penallti e vështirë për ta gjuajtur, pasi të gjithë e mbajnë mend penalltinë time të humbur në Doha në finalen e Superkupës. Për fat të mirë shënova. Ne nuk flasim kur gjëra të tilla ndodhin kundër nesh. Dua t’i shoh të flasin për penalltinë që Cristian Zapata e shkaktoi kundër meje. Me Udinesen na u mohuan dy penallti, por ne nuk thamë asgjë. Të tjerët ankohen për Juven në gjashtë vitet e fundit. Ndoshta duhet të zgjedhin ndonjë forme tjetër”, ka thënë Dybala.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: