ELBASAN– Një orë para se të startontei miqësorja mes Shqipërisë dhe Bosnjës në ‘Elbasan Arena’, interesi për këtë sfidë ka qenë i lartë.

Për shkak të radhëve të gjata të tifozëve që kërkonin të blinin bileta për të parë në stadium ndeshjen, Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur një sportel të dytë pranë stadiumit.

Hapja e këtij sporteli u bë me qëllim për të përballuar fluksin dhe siguruar që asnjë tifoz të mos mbetej pa biletë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: