FRANCE-Policia franceze ka evakuuar njerëzit nga ishulli turistik Mont Saint-Michel dhe po kontrollon shtëpitë, pasi një person ka kërcënuar forcat e sigurisë, raportojnë mediat lokale.

“Një person ka hyrë në Mont Saint-Michel. Para një pronari të një kafeneje, ai ka bërë kërcënime specifike kundër forcave të sigurisë”, tha kreu i qeverisjes lokale për transmetuesin publik FranceInfo.

Personi i dyshuar nuk dihet nëse është i armatosur, citohet të ketë thënë për transmetuesin francez, shefi i policisë, Jean-Marc Sabathe.

“Kam urdhëruar që të gjitha shtëpitë të kontrollohet dhe të verifikohet nëse personi është ende në Mont-Saint-Michel”, tha ai, duke shtuar se personi i dyshuar mund të jetë larguar së bashku me turistët, gjatë evakuimit.

Mijëra turistë vizitojnë këtë vend çdo vit.

Forcat e sigurisë në Francë kanë qenë në gatishmëri të lartë, që prej një serie të sulmeve terroriste kanë marrë jetën e mbi 230 personave gjatë vitit 2015 dhe 2016.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: