SHBA – Është ajo apo nuk është ajo?! Melania Trump përdor një sozi të saj në daljet publike?! Ky është dyshimi i fundit që është ngritur në lidhje me bashkëshorten e presidentit të SHBA-së.

Hipoteza merret edhe nga Newsweek, Zonja e Parë mund të ketë përdorur një sozi gjatë një atakimi të bashkëshortit të saj president me shtypin në vend.

Megjithatë, ata që mbrojnë teorinë e kundërt sugjerojnë se mjafton të merren imazhet e një rrethane të njëjtë, kur çifti presidencial gjendej për vizitë në Maryland, për t’u bindur se femra pranë personit më të fuqishëm në botë ishte pikërisht Melania e vërtetë.

por ajo që ka ngjallur dyshimet se Zonja e Parë mund të ketë përdorur një sozi në disa dalje publike, është forma e hundës, që në disa imazhe të konferencës për shtyp duket shumë ndryshe nga ajo e Melanisë së vërtetë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: