Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar në lidhje me importimin e mishit të ardhur nga Brazili. Aktualisht, AKU ka sinjalizuar bllokimin e ngarkesave me mish pule dhe mish derri që vijnë nga ky shtet.

“Shqipëria importon vetëm produkte të certifikuara. Nuk ka rrezik ndaj shëndetit të konsumatorit shqiptar. Të gjitha mallrat që janë importuar janë në përputhje me ligjin për ushqimin, megjithatë për momentin do të bllokohen të gjitha ngarkesat me mish pule e derri që vijnë nga Brazili” njofton institucioni.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ky bllokim do të vijojë deri në një përgjigje përfundimtare të analizave të mostrave të produkteve.

Më herët Ministria e Bujqësisë ka reaguar në lidhje me lajmin që qarkullon në mediat botërore për faktin se nga Brazili importohet mish i kalbur. Në një deklaratë drejtuar mediave, MB theksoi se nga Brazili është importuar mish pule dhe mish derri. Ndërkohë, sipas informacioneve që publikon Ministria e Bujqësisë, theksohet se nga nëntori 2016 dhe deri tani nuk ka asnjë ngarkesë mish viçi në Shqipëri, duke qetësuar kështu konsumatorët shqiptarë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb