MAQEDONI- Prokuroria Publike në Shkup sot ka konfirmuar se ndaj liderit të LSDM-së, Zoran Zaev është ngritur aktakuzë për mitmarrje, pasi akuzohet se si kryetar i komunës së Strumicës ka kërkuar 200 mijë euro ryshfet për të kryer një proces për privatizimin e një toke shtetërore.

Nga kjo gjykatë kanë theksuar se akt i akuzës është në duart e një gjykatësi përgjegjës i cili do të duhet të jap vendimin. Dënimi më i lartë për këtë vepër është 5 vjet burg, shkruan “INA”.

Kjo është aktakuza e dytë e ngritur kundër Zaevit, pas asaj lidhur me aferën e përgjimeve apo rasti i ashtuquajtur “Puç” ku ai akuzohet për spiunim dhe rrezikim të rendit kushtetues dhe sekreteve shtetërore.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: