KOSOVE– Një tjetër shqiptar nga Kosova është vrarë në Siri, duke e rritur edhe më tej shifrën e shqiptarëve që vriten në Siri.

Mësohet se viktima është 28-vjeçari V.Q, nga Cernilla e Ferizajt dhe dyshohet se u vra teksa luftonte përkrah militantëve të ISIS.

Burime për Klan Kosova thonë se familja e të ndjerit është njoftuar të premten për ngjarjen, por ende nuk ka njoftim zyrtar nga autoritetet per vrasjen.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: