TIRANE- Policia ka dhënë informacion për makinën e gjetur të djegur mëngjesin e sotëm në fshatin Gramëz të Fushë Krujës e cila dyshohet se është përdorur në vrasjen e 28-vjecarit Mario Majollari mbrëmë në Tiranë. Sipas policisë, makina tip ‘Benz’ me targa AA399DG në pronësi të A.T rezulton e vjedhur në Lushnjë para dy ditesh.

Njoftimi i policisë:
Më datë 11.04.2018, Salla Operative Krujë është njoftuar se në fshatin Gramëz, Krujë, është djegur plotësisht një mjet tip Benz C-Klas, me portbagazh me targa AA 399 DG. Nga veprimet paraprake hetimore ka rezultuar se më datë 09.04.2018 në Komisariatin e Policisë Lushnje ka bërë kallëzim shtetasi A.T. se i kanë vjedhur mjetin tip Benz me targa AA 399 DG. Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb