Përveç shërbimeve të shumta për aplikime online si regjistrime, deklarime të ndryshme, apo edhe vërtetime, portali e-Albania ofron për biznesin edhe një shërbim elektronik të posaçëm për gjurmimin e çështjeve të prokurimit publik.

“Gjurmimi i çështjeve të prokurimit publik” është shërbimi që mundëson gjurmimin e pjesëmarrjes në tendera në Agjencinë e Prokurimit Publik, por edhe të edhe një pjesëmarrje të caktuar në tender në bazë të numrit identifikues që zotëron.

Regjistrohuni/logohuni në e-Albania për të siguruar shërbimin më të mirë.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet qeveritare që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë platformës së ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Shërbime të tjera
-Ofron shërbime elektronike të nivelit 3 dhe 4 (sipas UNPAN 2014) nëpërmjet standardeve më të fundit të teknologjisë, mundësi për kryerjen e pagesave online për këto shërbime nëpërmjet kartave të debitit dhe kreditit;

-Ofron shërbime elektronike të nivelit 1 dhe 2 (sipas UNPAN 2014), ku çdo i interesuar të marrë informacion të detajuar në lidhje me shërbimet për publikun, (licenca, leje, autorizime, certifikata, vërtetime apo shërbime të tjera të ngjashme), dokumentacionin e nevojshëm, procedurën që duhet të ndjekë, oraret e funksionimit dhe vendndodhjen e zyrave të administratës, kontaktet, si dhe adresën e faqes zyrtare të institucionit që ofron shërbimin përkatës, ku mund të orientohet për detaje të mëtejshme./monitor/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: