“Special 1” di gjithmonë të jetë në qendër të vëmendies dhe pas një kohe të shkurtër pushimi mbrëmë ka përfunduar sërish në tituj e parë të lajmeve.

Pas përfundimit të ndeshjes në “Champions League” kundër Sevillia-s të mbyllur me shifrat e bardha 0-0, gazetarët e ‘bombarduan’ teknikun portugez me pyetje për Paul Pogba i cili e nisi nga stoli.

E dini cili ishte reagimi i Mourinho-s ndaj gazetarit të parë që nuk e pyeti për Pogba-n? Ai e përqafoi atë.

Ky i fundit i kurseu Mourinho-s përsëritjen e fjalëve dhe pyetja që i bëri ishte për të riun Scott McTominay, futbollist i datëlindjes 1996.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: