Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

E braktisi në Luftën e dytë Botërore, veterani 97-vjeçar në SHBA përfundon shkollën e mesme

1500313760031

SHBA– Një 97-vjeçar nga Filadelfia më në fund ka marrë diplomën e shkollës së mesme.

Charles Leuzzi e braktisi shkollimin dhe luftoi në Luftën e dytë Botërore. Për heroizmin e tij, atij i janë ndarë disa medalje, duke përfshirë 4 prej bronzi.

Shkolla e Filadelfias i ka dhënë atij diplomën e nderit. Leuzzi ka thënë se i është dashur të presë shumë kohë, mirëpo më në fund ia doli.

Kur është pyetur nëse do të vazhdojë kolegjin, ai ka thënë se mund të ndodhë edhe ajo.

“Nuk kam asgjë tjetër se çfarë të bëj”, ka shtuar Leuzzi.

(d.d/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.