Ekipi anglez i futbollit Manchester City ka përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurosh për mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka, i cili aktualisht luan me klubin gjerman, Borussia Monchengladbach.

Ardhja e Pep Guardiolës tek Man.City pritet të sjellë dhe një “furtunë” në merkaton e transferimeve. Sheikët e klubit anglez i kanë vendosur në dispozicion një fond përrallorë teknikut spanjoll për të ndryshuar rrënjësit skuadrën. Pep dhe drejtuesit e Man.City kanë për synim krijimin e një ekipi sa më konkurrues jo vetëm në Angli por mbi të gjitha në Champions League.

Edhe pse sezoni i ardhshëm do ende shumë kohë të nisë, mediat evropiane kanë nisur prej kohësh të zbulojnë se cilët janë lojtarët që Pep dëshiron të marrë në aventurën e tij të re në Premier League.

Sipas të përgjithshmes gjermane Bild: Guardiola është i gatshëm të investojë 50 milionë euro për të transferuar tek “qytetarët” mesfushorin e Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka.

(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb