TIRANE – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka dhuruar banorëve të “Ali Demit” një kënd të bukur ku mund të zbaviten.

“Një dhuratë e vogël për Vitin e Ri për një nga lagjet më të rëndësishme të Tiranës!”, shkruan Veliaj në faqen e tij në “Facebook”.

“E bukura e mund shkatërrimin!, vijon më tej Veliaj, ndërsa ironizon punën e bashkisë nga paraardhësit e tij, duke sjellë një imazh të një sheshi të shkatërruar, të ndotur dhe jo të denjë për kryeqytetin dhe pamjen e një këndi zbavitës, ku janë vendosur disa germa të mëdha të kuqe, ku shkruhet “Ali Demi”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: