Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

E dashura e Mesul Ozil përfundon me urgjencë në spital, probleme me shëndetin

TURQI – Një nga aktoret më të bukura turke, ish-Miss Turqia, Amine Gulse, ka qenë gjithmonë në qendër të mediave turke jo vetëm për bukurinë, hiret, por edhe talentin e saj dhe jetën private.

Sipas lajmeve të fundit nga mediat turke, aktorja bukuroshe e “Mos u dorëzo” është shtruar me urgjencë në spital pas një krize shëndetësore. Siç shkruan “Hurriyet”, 24-vjeçarja ka pasur probleme me apandecitin dhe është shtruar me urgjencë në spital për t’iu nënshtruar një operacioni.

E dashura e futbollistit gjerman të Arsenalit, Mesul Ozil, sipas të afërmve nuk është në rrezik për jetën, madje pritet të dalë nga spitali brenda pak ditësh, sapo gjendja shëndetësore të përmirësohet.

Aktorja e lindur dhe e rritur në Suedi, u shpall Miss World Turkey 2014, ndërsa në vitin 2015 nisi karrierën si aktore duke luajtur përkrah Tolgahan Sayisman në Serialin “Mos u dorëzo”.
(BalkanWeb)


Komente ( 1 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.