TIRANE – Nuk është më çudi që një foto me një vajzë në Instagram, për personazhet e njohur ngjall dyshime. Kështu i ndodhi edhe Shpat Kasapit, i cili, sapo postoi një foto me një vajzë marokene, fansat dhe mediat aluduan se bukuroshja është e dashura e tij e re.

9ea5c7c9d09a17c85fd1fd2974852374

Por sot, i ftuar në studion e PopCulture, Shpati ka zbuluar të vërtetën e fotos së publikuar duke shpjeguar se vajza është mikeshë dhe jo e dashura e tij: “Vajza në foto nuk është e dashura ime, është thjesht mikeshë shumë e mirë”.

bf5d429d4a74db2f8fdce3bcade5d47a

Ndërkohë Shpati ka zbuluar gjatë intervistës së tij edhe vendet më të çuditshme ku ka dhënë autografe në trupin e vajzave: “Kam dhënë autografe në shumë vende të çuditshme, si psh në gjoksin e vajzave apo në këmbët e tyre. Vajzat kanë bërë çmenduri për mua në kohën kur publikova albumin e parë. Periudha kur fitoja më shumë para ishte në vitet 2000”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb