Huazimi i Rafinha-s ka rezultuar i suksesshëm për Interin që duket i bindur për të investuar për shërbimet e brazilianit, por sipas asaj që raportojnë mediat italiane problem mbetet të gjenden 38 mln eurot e nevojshme.

Duke parë problemet me “Fair Play”-n financiar, drejtuesit e Interit mund ta kenë të vështirë ta paguajnë këtë shifër, sidomos nëse nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve. Në shqyrtim po merret pista e një huazimi tjetër, që do ta lejonte Interin të paguante shumë që kërkon Barcelona në verën e vitit 2019.

Drejtori sportiv i Interit, Ausilio ka nisur bisedimet me drejtuesit katalanas për të huazuar edhe për një sezon tjetër Rafinjan dhe në fund të sezonit të paguhet shuma që kërkohet. Sipas mediave spanjolle, Barcelona mund ta pranojë këtë propozim të Interit, vetëm nëse nuk ka ndonjë ofertë më të mirë në drejtim të mesfushorit brazilian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: