TIRANE- Një 24-vjeçar nga Tirana ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka dhunuar nënën e i tij.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet S.S. Ndërkohë, nëna e tij, shtetasja me inicialet M.S., 51 vjeçe, ka kërkuar edhe urdhër-mbrojtje.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 18.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.S., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës M.S., vjeçe 51, banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: