Avionët në fluturim goditen nga rrufetë, të paktën 1 herë në vit (ose për çdo 1000 orë udhëtim).

Me gjithë mundësitë e shpeshta për t’u goditur nga rrufeja, vetëm në raste të rralla mund të shkaktohen incidente të rënda.

Faktori kryesor është se avionët kanë një strukturë metalike, pra dhe përcjellëse të elektricitetit. Energjia e “kapur” rrjedh në sipërfaqe të avionit, pa arritur të depërtojë në thellësi, duke rënë në boshllëk. Është e njëjta situatë si në rastin e makinës, e cila shpesh shërben edhe si një strehë e mirë në kohë me stuhi dhe vetëtima. Megjithatë, kjo nuk mjafton për t’u krijuar siguri absolute pasagjerëve gjatë fluturimit me avionë.

Kështu, në vitin 1962 një rrufe goditi një ‘Boeing 707’ teksa ishte në fluturim, duke shkaktuar flakë në depon e karburantit gjë që solli vdekjen e 80 pasagjerëve.

Në ditët e sotme, avionët amerikanë dhe europianë janë të pajisur me një sistem që shërben për të parandaluar rrezikun e rënies së zjarrit në serbator dhe gjithashtu një tjetër sistem për të mbrojtur qarqet elektronike të kontrollit. Në këtë mënyrë, shkalla e sigurisë është më e lartë dhe incidentet janë shumë të rralla.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: