MIRDITË- Një 14-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi është goditur nga një rrufe. Ngjarja në fjalë është regjistruar në fshatin Përlat të Mirditë.

Korespondenti i ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Pjetër Gjini bën me dije se i mituri Bardhok D., ka qenë sot duke kullotur bagëtitë teksa është goditur nga rrufeja.

Po ashtu mësohet se 14-vjeçari ka qenë duke folur në telefon gjatë kohës që ndodhi ngjarja, ndërsa personi tjetër që po komunikonte me të dëgjoi zhurmën e madhe dhe më pas lajmëroi familjarët. Këta të fundit shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku u përballën me skenën e rëndë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb