Presidenti rus Vladimir Putin është pyetur në lidhje me helmimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal në Britani.

I  pyetur nga BBC nëse Rusia ka gisht në këtë punë, lideri rus me ironi u përgjigj: “Ne po krijojmë kushte për mirëqënien e jetës së njeriut, ti na flet për tragjedi”.

Kryeminstrja britanike Theresa May tha dje se kishte shumë gjasa që Rusia të ishte e përfshirë në këtë sulm të pamëshirshëm.

Ish-spiuni rus Sergei Skripal, 66 vjeç dhe vajza e tij 33-vjeçare, u sulmuan me agjent nervor në mes të rrugës në Salisbury.

rusi

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: