Një 53-vjeçar shqiptar ka denoncuar një transeksuale për vjedhje në Piacenza të Italisë.

Shqiptari rrëfeu në polici se transeksuali i kishte kërkuar ta merrte në kamion. Pas disa momentesh, transeksuali ishte përpjekur të kishte kontakt fizik me shqiptar, madje edhe e kishte puthur para se të largohej nga kamioni, shkruajnë mediat italiiane.

Vetëm më vonë, arriti ta dallonte 53-vjeçari që në xhepin e xhaketës së tij ishin zhdukur 1 mijë euro para cash. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e quajtur Coppalati në qytetin e Piacenza-s.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb