VLORE– Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorë të Vlorës, prindër dhe mësues, nuk ka kursyer me ta batutat.

Në një dëgjesë në shkollën 9 vjeçare “Jani Minga” ku Rama paralajmëroi se do të filtrohen të gjithë drejtorët e shkollave, nuk la mënjanë as humorin.

Ndërkohë, teksa një qytetar mori fjalën tha se mbështet projektet për fëmijët, ndërsa shtoi edhe pse nuk ka shumë fëmijë.

“Nga eksperienca ime personale ke kohë akoma, mund ta kapësh zonjën”- tha Rama me batutë. Ndërkohë qytetari ia ktheu: “Jo, jo e kam mbyllur atë punë, e kam mbyllur me fëmijët”. Në linjën e humorit Rama i tha qytetarit se: “Nuk i dihet ajo, edhe unë kështu mendoja, por..”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: